Top News – “Po ç’është ky turp”/ Paketa e ndihmës, Trump: Të shtohet më shumë!
23/12/2020 11:35

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump paralajmëroi se nuk do ta nënshkruajë paketën financiare prej 892 miliardë dollarësh ndihme për koronavirusin, që përfshin fonde jetike për amerikanët, duke thënë se pagesat direkte të parashikuara në paketë, duhet të jenë më të larta. Paralajmërimi i presidentit republikan në largim, të cilit i mbetet më pak se një muaj në detyrë, shkakton paqartësi për një përpjekje dypartiake në Kongres për të siguruar ndihmë për njerëzit, jeta e të cilëve është ndikuar rëndë nga pandemia. “Paketa që po planifikojnë ta sjellin përsëri në tryezën time është shumë më ndryshe nga sa parashikohej.Është me të vërtetë e turpshme. Do t’i kërkoj Kongresit ta rrisë shumën qesharake nga 600 në 2000 dollarë për person ose 4.000 dollarë për çiftet”, u shpreh ai. Presidenti Trump gjithashtu kritikoi pjesën e legjislacionit që parashikojnë fonde për vendet e huaja, Institutin Smithsonian dhe mbarështimin e peshkut, mes shpenzimeve të tjera. “Unë kërkoj nga Kongresi që të eliminojë zërat shpërdoruese dhe të panevojshme nga ky legjislacion, dhe të më dërgojë një paketë të përshtatshme, përndryshe administrata tjetër do të duhet të dorëzojë një paketë për ndihmën për COVID-in. Dhe ndoshta ajo administratë do të drejtohet nga unë”.

Top Channel/ Rutte: Nëse Kina sulmon Tajvanin, Xi do i kërkojë Putinit luftë ndaj NATO-s
06/07 22:56
Top News- Presidenti izraelit pret Netanyahun/ Kërkon marrëveshje me Palestinën, edhe me kosto
06/07 21:21
Top Channel/ Thellohet tragjedia në Teksas, 68 viktima nga përmbytjet, mes tyre 21 fëmijë
06/07 20:11
Top News – Thyejnë kockat për të dalë nga avioni / Pasagjerët në panik, alarm në bordin e Ryanair
06/07 15:32
Top News-A nis kështu Lufta e Tretë Botërore? Rutte parashikon sulme të njëkohëshme nga Kina e Rusia
06/07 15:31
Top Channel/ Dita e Ashuras/Muslimanët shia në gjithë botën vajtojnë vr*sjen e Imam Hysenit
06/07 15:05
Top Channel/ Tragjedi në Teksas / 50 të vd*kur nga përmbytjet, 27 vajza ende të zhdukura
06/07 14:37
Top News – Foshnjet ruse ‘flasin’ për gjeopolitikë / Indoktrinim në moshë të vogël, liderët me IA
06/07 14:31
Top News – Kievi sulmon Moskën, mbyllen aeroportet/ Goditen avionët e Putinit, 120 dronë gjatë natës
06/07 13:51
Top News – ‘Qielli u ngjyros me të kuqe’ / Banorët në arrati nga zjarret, panik në Francë
06/07 13:46
Top News – Dalai Lama mbush 90 vjeç / ‘Festë’ në Himalaje, mijëra njerëz në ceremoni
06/07 13:32
Top News – Hapet toka, ‘gëlltit’ dy kamionë / Gropë masive në mes të qytetit, nuk ka të lënduar
06/07 13:30
Top News – Izraeli, bisedime me Hamasin / Dërgon delegacion në Katar, kërkohet armëpushim
06/07 11:56
Top News – “Fundi” i Trumpit, vjen partia e re / Musk themelon “Partinë Amerikane”, sfidon sistemin
06/07 11:52
Top News – Rusia përgatit ofensivë të re / Synon verilindjen e Ukrainës, komandanti zbulon planin
06/07 11:52
Top News – Rrafshohet kampi, zhduken fëmijët / ‘Fatkeqësi natyrore’ në Teksas, të paktën 51 viktima
06/07 11:50
Top News – Ajatollahu ‘del nga bunkeri’ / Lideri suprem i Iranit, në publik për herë të parë
06/07 11:49
Top Channel/ “America Party” e Elon Musk/ Themelon partinë e tij pak javë pas sherrit me Trump
06/07 10:55
Top Channel/ Izraeli, bisedime me Hamas/Tel Avivi dërgon delegacion ne Doha, do flasin me ndërmjetës
06/07 10:50
Top Channel/ Dalai Lama feston 90-vjetorin/Lutje për paqe dhe përplasjeje me Kinën për pasardhësin
06/07 10:49