Autoritetet ruse dhanë një shifër dy herë më të lartë të viktimave nga Covid-19 për muajin prill. Departamenti i Shëndetit në Moskë tani thotë se 1.561 njerëz vdiqën nga sëmundja, në një kohë kur më parë, ishte njoftuar për 639 jetë të humbura. Departamenti theksoi se raporti i ri përfshinte edhe rastet e dyshimta të vdekjeve nga koronavirusi. Raportet mediatike e kishin theksuar se shifrat zyrtare ishin mjaft të ulëta e për këtë, qenë akuzuar prej zyrtarëve për lajme të rreme dhe shtrembërim të fakteve.