Top News – ‘Plas’ edhe një luftë tjetër / Tajlanda bombardon Kamboxhian me F16, përplasje në kufi
24/07/2025 14:36

Një avion luftarak F-16 i Tajlandës bombardoi objektiva në Kamboxhia, thanë të dyja palët, ndërsa javë tensionesh të shkaktuara nga një mosmarrëveshjeje kufitare u përshkallëzuan të enjten në përleshje që kanë vrarë të paktën 12 persona, përfshirë 11 civilë.Nga gjashtë avionët luftarakë F-16 që Tajlanda ngriti në fluturim përgjatë kufirit të diskutueshëm, njëri prej tyre hapi zjarr në Kamboxhia dhe shkatërroi një objektiv ushtarak, tha ushtria tajlandeze. Të dy vendet akuzuan njëri-tjetrin për fillimin e përplasjes."Ne kemi përdorur fuqinë ajrore kundër objektivave ushtarake siç ishte planifikuar," u tha gazetarëve një zëdhënës i ushtrisë tajlandeze. Tajlanda gjithashtu mbylli kufirin e saj me Kamboxhian.Ministria e mbrojtjes e Kamboxhias tha se avionët lëshuan dy bomba në një rrugë dhe dënoi fuqimisht agresionin ushtarak të pamatur dhe brutal të Mbretërisë së Tajlandës kundër sovranitetit dhe integritetit territorial të Kamboxhias.Përleshjet erdhën pasi Tajlanda tërhoqi ambasadorin e saj në Kamboxhia të mërkurën vonë dhe tha se do të dëbonte të dërguarin e Kamboxhias në Bangkok, pasi një ushtar i dytë tajlandez brenda një jave humbi një gjymtyrë si pasojë e shpërthimit të një mine tokësore që Bangkoku pretendonte se ishte vendosur së fundmi në zonën e diskutueshme.Ministri i shëndetësisë i Tajlandës tha se 11 civilë, përfshirë një fëmijë, dhe një ushtar u vranë në granatimet me artileri nga forcat kamboxhiane, ndërsa 24 civilë dhe shtatë ushtarë u plagosën. Nuk pati asnjë informacion të menjëhershëm për viktima në Kamboxhia.

Top Channel/ Lirohet vëllai i Mbretit, u mor 12 orë në pyetje për lidhjet me Epstein
19/02 23:05
Top News- Si u mashtruan amerikanët nga karteli meksikan, u joshën me luks, por u shkatërruan
19/02 23:00
Top News- Lufta e madhe po afron, Irani e SHBA drejt konfliktit të gjerë për materialin bërthamor
19/02 22:15
Top News- Irani përgatit ushtrinë, Trump afron aeroplanmbajtëset me bomba…gati urdhri
19/02 21:40
Top News- Trump zbulon shifrën marramendëse të SHBA për rindërtimin e Gazës, prezanton dhe planin
19/02 21:19
Top News-Luftanijet e F35-at gati për të goditur Iranin, Zyrtarët e sigurisë: Sulmi brenda fundjavës
19/02 21:09
Top News – ‘Ringjallja’ e Hamasit. Grupi i armatosur po rimerr kontrollin e Gazës
19/02 19:20
Top News – Evropa do vuajë të paimagjinueshmen…! Gjenerali gjerman paralajmëron: Putin do sulmojë
19/02 18:23
Top News – Trump përuron Bordin e Paqes. Ndan ‘punët’ për Shqipërinë e Kosovën në Gaza
19/02 18:21
Top News – Rusia ‘luftë’ me SHBA për Iranin / Asete ushtarake rreth vendit, kërkon vetëpërmbajtje
19/02 15:40
Top News – Trump lyen Air Force One / Kuq, bardhë e blu, ushtria amerikane konfirmon
19/02 15:21
Top News- Uashingtoni presion NATO-s/ Kërkon riorganizim dhe zvogëlimin e trupave në Kosovë
19/02 15:20
Top News – Polonia minon kufirin në 48 orë / Doli nga konventa e Otavës, masa hyn në fuqi
19/02 15:05
Top Channel/ Bordi i Paqes, Rama mes 26 folësve në takim: Shqipëria, vend “themelues”!
19/02 14:58
Top Channel/SHBA “tkurrje” KFOR-it, alarm mes diplomateve: “Ballkani shperthen brenda natës”!
19/02 14:38
Top Channel/ Dosjet Epstein, arrestohet princi Andrew: Abuzim me postin, përcolli informacione!
19/02 14:29
Top News – Arrestohet vëllai i mbretit Charles / Andrew përfundon në pranga për lidhjet me Epstein
19/02 13:46
Top News – Tjetër stuhi horror në Evropë / Pedro vjen me ‘përmbytje të papara’ dhe erë të tërbuar
19/02 13:29
Top News – Sot Grenlanda, nesër Svalbardi…! Ishulli arktik në qendër të oreksit të fuqive të mëdha
19/02 13:17
Top Channel/ Zuckerberg del para gjykatës: Padi ndaj platformave online se krijojnë varësi!
19/02 12:26
DIGITALB DIGITALB