Top News – Plani i paqes pas dyerve të mbyllura / Kërkohet zgjidhje për Ukrainën, çfarë diskutohet?!
18/12/2024 12:21

Mbrapa dyerve të mbyllura në Moskë, Kiev, Bruksel, Uashington dhe kryeqytetet e tjera, diplomatët, liderët dhe oficerët ushtarakë po përgatiten për një shtytje të fuqishme për t’i dhënë fund luftës më të madhe tokësore në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore. Në fushëbetejë, avantazhi është në anën e Rusisë, sepse forcat e saj po i shtyjnë ato ukrainase përgjatë vijës së frontit 1.100 kilometra të gjatë. Ushtria ruse po dërrmon infrastrukturën energjetike të Ukrainës, në përpjekje për ta lënë në terr dhe për të ngrirë një popull të tërë. Në Perëndim ka ndryshuar ndërkohë ndjesia dhe ka tani një përpjekje vendimtare për zgjidhjen konfliktit. Askund nuk është më i qartë ky ndryshim sesa në zgjedhjen e Donald Trumpit, i cili, edhe para se të marrë detyrën në janar si presidenti i ardhshëm amerikan, ka ngulur këmbë se do ta gjejë një mënyrë për t’i dhënë fund luftimeve “brenda 24 orëve”. “Ka shumë zhurmë dhe bindje se bisedimet për paqe janë të pashmangshme”, thotë për Radion Evropa e lirë Rosa Balfour, drejtoreshë në organizatën Carneigie Europe me bazë në Bruskel. “Nuk kemi ndonjë plan konkret. Dhe, natyrisht, gjendja në terren nuk i leverdis Ukrainës tani, prandaj gjendja është shumë e vështirë”, shton ajo. Javën e kaluar, zyrtarë evropianë dhe amerikanë filluan bisedimet aktive për mundësinë e dërgimit të trupave perëndimore në Ukrainë si paqeruajtës, sapo të ndalojnë luftimet dhe të vendoset një armëpushim. Presidenti francez, Emmanuel Macron, besohet se ka sugjeruar idenë e dërgimit të 40.000 trupave në Ukrainë. Ideja për paqeruajtës perëndimorë doli në pah edhe disa ditë më herët në Paris, kur Macron priti në takim Trumpin dhe presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky. Sipas The Ëall Street Journal, Trump, i cili ka thënë në mënyrë të përsëritur se evropianët duhet të marrin rol më të madh në mbështetjen dhe mbrojtjen e Ukrainës, deklaroi se dëshiron që ushtarët evropianë të jenë në terren për të mbikëqyrur çdo armëpushim. Sipas gazetës, Trumpi nuk do që trupat amerikane të përfshihen, megjithatë ai mbështet një lloj ndihme nga SHBA-ja për këtë përpjekje. Përjashtuar ndonjë të papritur, Ukraina do të humbë territor ndaj Rusisë, e cila tani kontrollon rreth 20 për qind të tokës ukrainase. Për shumë vëzhgues, krijimi i një lloj "toke të askujt" është një skenar i mundshëm. Zona e çmilitarizuar që ka ndarë Korenë e Veriut me Korenë e Jugut për dekada shihet si shembull. Vetë Putin e hodhi këtë ide në mars, pasi u rizgjodh president. Ndërkohë, për ukrainën është problem se ku do përcaktohet kjo vijë dhe sa pjesë të bazës së saj ekonomike do të humbasë.

Top Channel/ Trump, bisedë me Putin: Lufta mbaroi, dua të marr Hormuzin
09/03 22:48
Top Channel/ Zbardhet biseda telefonike Trump-Putin: Konflikti në Lindjen e Mesme duhet të…
09/03 22:27
Top Channel/ Izraeli sulmon bankat në Liban, 4 të vrarë dhe 3 të plagosur
09/03 20:09
Top Channel/ “Rajoni, tani në BE”! E zbulon Von der leyen: Duhet të bëhet pjesë e jona
09/03 19:59
Top Channel/ Presioni i G7, bie çmimi i naftës! Zbret nën 100 dollarë për fuçi
09/03 19:56
Top Channel/ Macron në Qipro: Hapim Hormuzin! Do shoqërojmë cisternat e naftës
09/03 19:53
Top Channel/ Rrëzohet një raketë izraelite në Liban, katër të vdekur dhe tre të plagosur rëndë
09/03 18:14
Top Channel/ Izraeli bombardon Libanin! Po shënjestron të gjitha pozicionet e Hezbollahut
09/03 15:38
Top News – Panik në Gjermani: Po na sulmon Irani!…por ishte një meteor, dëmtoi një shtëpi
09/03 15:19
Top News – ‘Përgjigje e Ftohtë’ në Arktik / NATO nis lojërat e luftës, përgatit civilët për konflikt
09/03 14:35
Top Channel/ NATO rrëzon tjetër raketë në Turqi, SHBA lajmëron amerikanet: Largohuni tani!
09/03 14:33
Top News – Putin uron Khamenein e ri për detyrën / ‘Do vazhdojë punën e të atit’, ofron mbështetje
09/03 14:25
Top News – Irani sulmon bazën ajrore turke të Inçirlikut ku SHBA mban armët bërthamore, ndërhyn NATO
09/03 14:25
Top Channel/ Bie meteori në Gjermani, njerëzit dalin të tmerruar nga shtëpitë!
09/03 14:21
Top News – Lideri i ri suprem i Iranit është plagosur / Djali i Ajatollahut Khamenei do të hakmerret
09/03 14:06
Top News – Irani ‘bën shoshë’ vendet e Gjirit / Sulm i madh gjatë natës, viktima në Bahrein
09/03 14:02
Top Channel/ Izraeli bombardon Libanin, po shënjestron të gjitha pozicionet e Hezbollahut
09/03 12:50
Top News – Dronë, raketa dhe stres… / ‘Nuk jemi pilotë ushtarakë’, qiej të rrezikshëm
09/03 12:43
Top News – Kartelet po aq të fuqishme sa shtetet / Të armatosura deri në dhëmbë, autostrada kokaine
09/03 12:41
Top News – Evropa armatoset deri në dhëmbë…Bëhet importuesja më e madhe e armëve në botë
09/03 12:00
DIGITALB DIGITALB