Sezoni i ri shkollor për vitin 2022-2023 do të garantohet nga një plan masash I hartuar këtë të dielë nga strukturat policore. Drejtuesi Madhor I Policisë Muhamet Rrumbullaku ka zhvilluar një mbledhje me qëllim dhënien e porosive dhe ndarjen e detyrave për efektivët e policisë me qëllim mbarëvajtjen e monitorimin në rrugë pranë institucioneve arsimore.