Dy vëllezër nga fshati Xhafzotaj u shpallën në kërkim për ngjarjen e ndodhur pak pas mesnate në autostradën Tiranë-Durrës ku u qëllua me armë zjarri në drejtim të një automjeti që drejtohej nga një 35-vjeçar I cili mbeti I plagosur. Emiljano dhe Elton Domi, sipas policisë, u konfliktuan verbalisht me të riun për një parakalim me makinë. dy vëllezërit të moshës 46 dhe 40-vjeç nxorrën armën dhe hapën zjarr. Nga të shtënat u dëmtua 35-vjeçari Luan Shahini.