Një plagosje me armë zjarri ndodhi pasditen e kësaj të marte në Lezhë. Ngjarja ndodhi në lagjen “Nënë Tereza” ndërsa shkak mendohet se u bë një konflikt i çastit. Nga të shtënat mbeti I plagosur 30 vjeçari Egzon Gega. Ai u qëllua me pistoletë nga një 23-vjeçar. Gega dyshohet se mori tre plumba. Ai u dërgua drejt spitalit me plagë në gjoks ku po mer ndihmë mjekësore.