Një 45-vjeçar i shpallur në kërkim për plagosje u arrestua në Korçë. Në pranga përfundoi Denis Harizi, nga Tirana. Ai u ndalua pas informacioneve të siguruara në rrugë operative nga ana e agjentëve. Ndaj Harizit, gjykata ka caktuar masën e sigurisë Arrest në burg”, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”. Kjo pasi në muajin korrik të vitit të kaluar ai u përfshi në një konflikt me vëllain e tij në fshatin Tushemisht. Shkak për ngjarjen u bë prona. Por gjatë debatit 45-vjeçari nxori një kaçavidë dhe e qëlloi disa herë të vëllanë duke I shkaktuar plagë të shumta në trup. Pas plagosjes ai u largua me shpejtësi duke mundur t’I shpëtojë drejtësisë deri në momentin që u prangos nga uniformat blu.