Qyteti i Korcës është tronditur për të dytën ditë radhazi, ku pas vrasjes me thikë të një 14 vjecari, një tjetër i ri i moshës 27 vjec u plagos po me mjet prerës. Ngjarja u shënua në fshatin Mollaj, rreth orës 19.00, teksa policia vuri në pranga autorin e dyshuar Aleks Qiqi 41 vjec. Ky i fundit fillimisht u largua nga vendi ngjarjes, por u gjet nga policia brenda banesës së tij, i plagosur. Ky është momenti, kur autori shoqërohet në spitalin rajonal të Korcës i shoqëruar me disa efektivë policie.