Një aksident detar është regjistruar mesditën e së martës pranë ishullit Diaporos, në zonën turistike të Halkidikit në Greqi. autoritetet portuale thanë se një skaf me shtatë persona në bord gjashtë shtetas nga Kosova dhe një amerikan u përplas në një breg shkëmbor. nga aksidenti u plagosën tre persona. pasi morën ndihmën e parë në Qendrën Shëndetësore të Agios Nikolaos, ATA u transportuan në Spitalin e Përgjithshëm të Poligyros. sipas mediave greke ata janë jashtë rerzikut për jetën. Skafi, i cili mësohet se ishte marrë me qira, u përmbys pas përplasjes. u dëësh ndërhyrja e autoriteteve për të bër të mundër tërheqjen e tij drejt bregut. lidhur me rastin autoritetet e Portit të Ormos Panagias kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e aksidentit.