Zona e Don Boskos në Tiranë u trondit sërish mesditën e kësaj të marte, ku një person me kapele në kokë e duke lëvizur me motomjet, qëlloi dy persona me armë zjarri e më pas u largua nga vendi i ngjarjes. Ronaldo Metushi 22 vjec dhe Kastriot Elezi 45 vjec mbetën të plagosur nga plumbat që u derdhën drejt tyre. Metushi sipas informacioneve u qëllua në këmbë, ndërkohë që dy po marrin trajtim mjekësor te spitali i Traumës, dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.