Një numër në rritje pjesësh nga kina janë gjetur në armatimet ruse – thotë një këshilltar i lartë në zyrën e presidentit ukrainas, Volodimir Zelenski. Vladislav Vlasiuk, që këshillon shefin e shtabit të presidentit, tha se kur flitet për armët e kapura në fushëbetejë, ekspertët ukrainas po vazhdojnë të gjejnë pjesë të ndryshme elektronike. “Është e dukshme se tani ka më pak pjesë perëndimore në armatimet e rusisë, por nuk është e vështirë të dallosh se cili vend po e furnizon Kinën me përbërës...sigurisht që është kina”, tha ai për agjencinë e lajmeve Reuters.