Ndonëse kishte paralajmëruar se do të kishte një pjesë të dytë dokumentari për Shqipërinë dhe kryeministrin Edi Rama në emisionin ‘Report’ në televizionin italian Rai3, deri më tani një gjë e tillë nuk ndodhi, duke ngritur dyshime mbi arsyet e mos publikimit të tij. Kjo gjë dhe pyetjet e komentuesve të cilët kanë hedhur edhe akuza, si duket e ka shtyrë gazetarin italian Sigfrido Ranucci, drejtuesi i emisionit investigativ “Report” të tregojë arsyen përse RAI3 nuk transmetoi pjesën e dytë të reportazhit për Shqipërinë.