Mbi 60 milionë turq me të drejtë vote u thirrën këtë të diel në raundin e dytë të zgjedhjeve për presidentin e ardhshëm të vendit. Vëzhguesit dhe korrespondentët e mediave ndërkombëtare thonë se pjesëmarrja në këtë raund nuk ishte aq entuziaste sa ajo në raundin e parë. Megjithatë, në disa raste pati edhe votues të veçantë.