Anulohet lundrimi me traget nga Durrësi drejt portit italian të Ankonës. Autoritetet portuale bëjnë me dije se shkak u bë një defekt që ka pësuar në Itali trageti i linjës, duke diktuar ndryshimet në grafikun e lëvizjeve. Përmes Autoritetit Portual të Durrësit janë njoftuar të gjithë pasagjerët që kanë rezervuar lundrimin e tyre nga porti i Durrësit drejt Ankonës në Itali se ky lundrim nuk do të realizohet. Shkak është bërë avaria që ka pësuar trageti në Ankona.