Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra dy punonjës të policisë. Ky vendim erdhi pasi Gjykata e Fierit, caktoi masën e sigurimit personal pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik dhe ndalimi i daljes jashtë shtetit për inspektorin me inciiale B.D., 30 vjeç, me detyrë Oficer i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Divjakë. Ky punonjës i policisë dyshohet për kryerjen e veprave penale shpërdorim i detyrës dhe prodhimi dhe shitja e narkotikëve.