Banorët e Bërxullës përshkallëzuan protestën e tyre. Ata qw preken nga koncesioni i kontestuar i rrugës Thumanë-Kashar kërcënuan me vetëflijim këtë të diel. Dy banorw hipën në një shtyllë elektrike të tensionit të lartë duke kërkuar takim me ministren e Infrastrukturës, Belinda Balluku dhe përfaqësues të kompanisë Gener 2, që ka marrë këtë koncesion. Pas minutash të tëra negociatash, banorët u zbritën prej shtyllës nga ana e policisë me ndihmën e një vinçi.