Saimir Tahiri ka dalë sot nga burgu për t’i dhënë të atit lamtumirën e fundit. Ditën e djeshme babai i ish ministrit të Brendshëm, Bashkim Tahiri ka ndërruar jetë. Me një letër nga burgu, Tahiri mori guximin t’i ‘thoshte’ të atit se e do shumë. Bashkim Tahiri, babai i ish-ministrit Saimir Tahiri u nda një ditë më parë nga jeta në moshën 73-vjeçare pasi vuante prej vitesh nga leuçemia, sëmundje që e kishte rënduar. Ai njihej si farmacist dhe prej vitesh ushtronte këtë profesion.