Në ekranin e Top Channel nisi zyrtarisht sezoni i dytë i “Përputhen”. Emisioni i cili në sezonin e parë theu tabutë, u kthye në fenomen televiziv, duke numëruar mijëra klikime në youtube. Këtë vit gjithçka do të jetë ndryshe nga sezoni i kaluar. Nën moderimin e Bora Zemanit dhe opinionistit Arian Konomi, Përputhen do të sjellë në fokus histori të vërteta të njohjeve mes djemve dhe vajzave, pa filtra, ashtu siç ndodhin në jetën reale.