Dy anije mallrash janë përplasur këtë të hënë në Detin Baltik, mes ishullit danez, Bornholm dhe qytetit jugor suedez, Ystad ndërkohë që po vazhdon operacioni i kërkimit të të paktën dy personave, njoftuan autoritetet suedeze dhe ato daneze. Anija, Karin Hoej, e regjistruar në Danimarkë, është përmbysur. Në të ndodheshin dy persona në bord dhe të dy janë të zhdukur, njoftoi Qendra daneze për operacione të përbashkëta.