Gjykata e Posaçme pushoi padinë e Agron Malaj për shpifje ndaj deputetit të PD Xhelal Mziu, me shkakun se paditësi nuk ka shfaqur interes për procesin dhe as avokati i tij nuk është paraqitur gjatë gjithë seancave që janë zhvilluar nga muaji korrik deri më tani. Avokati i Mziut, Marash Logu dha detaje për mediat pas mbarimit të seancës.