Për përplasjen te 5 Maji mes banorëve dhe policisë në kuadër të prishjes së disa banesave për rikualifikim urban dhe rindërtimin, 4 shtetas janë nën hetim në gjendje të lirë. Mes të proceduarve është edhe Elson Marku, 41 vjeçari I cili ka qenë subjekt I Operacionit Forca e Ligjit dhe kërcënoi kryebashkiakun Veliaj se do I hidhte acid në fytyrë. Elson Marku është proceduar penalisht nga policia e Tiranës për veprën penale ‘Kansoja për shkak të detyrës’.