Gjykata e Shkodrës ka dhënë masën e sigurise “Arrest me burg” për drejtuesin e mjetit David Gjonaj që aksidentoi për vdekje, dy turistët polakë tre ditë më parë në Shkodër. Gjykata e ka cilësuar të ligjshëm arrestimin e 27-vjecarit. Seanca është mbajtur me dyer të mbyllura, ndërkohë që drejtuesi i mjetit, në gjykatë ka deklaruar se gjithcka ka ndodhur nga pakujdesia. Masa e sigurisë është dhënë nga gjyqtarja Izabela Radovani.