Mesnata e 28 tetorit do të shndërrohej në një tragjedi për familjen e 17-vjeçarit Leandro Shametaj, i cili u përplas për vdekje nga një automjet tip ‘Porsche’ pasi mbaroi punën mbrëmjen vonë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 00:15 në bulevardin “Ismail Qemali” të Vlorës, ndërsa 17-vjeçari ndërroi jetë në spital. Gjyshi I të ndjerit, tha para kamerave se prej 8 orësh ndodhej në morgun e Vlorës, për të parë trupin e nipit.