Policia gjermane tha të hënën se një burrë kishte vdekur pasi kishte përplasur makinën e tij me portën ikonike të Brandenburgut në Berlin. Imazhet nga vendi i ngjarjes tregonin makinën e shkatërruar mes dy kolonave të monumentit të famshëm të kryeqytetit gjerman. Nuk ka patur informacione të mëtejshme për ecurinë e ngjarjes dhe identitetin e shoferit. Policia tha se informacionet paraprake tregonin se persona të tjerë nuk ishin dëmtuar në aksidentin që ndodhi pak para mesnate. Pjesë të portës së Brandenburgut u panë më pas të mbuluara me pluhur të zi, por dukej se nuk kishte ndonjë dëm të konsiderueshëm mbi strukturë.