‘Greqia nuk dëshiron të bëhet ‘portë hyrëse’ për në Bashkimin Evropian e afganëve, të cilët ikin nga situata e përshkallëzuar në atdheun e tyre’, tha të martën Ministri i Migracionit Notis Mitarachi. Ministri grek bëri thirrje për një përgjigje të përbashkët të BE ndaj krizës. Në vitin 2015, gati një milion njerëz që ikën nga konflikti në Siri, Irak dhe Afganistan zbarkuan në ishujt e Greqisë dhe vendet e tjera anëtare të BE-së, ndaj dhe ky vend tani është i shqetësuar se një skenar i tillë mund të ripërsëritet.