Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme po ndjek nga afër situatën katastrofike të kriuar nga përmbytjet masive në Gjermani të cilat kanë marrë jo pak jetë njerëzish teksa mijëra persona rezultojnë të zhdukur. Katastrofa e përmbytjeve masive ka përfshirë landet gjermane si dhe Belgjikën. Gjithashtu ka pasur dëme materiale edhe në Holandë, Luksemburg dhe Zvicër. Një pjesë e madhe e emigrantëve shqiptarë jetojnë pikërisht në këto troje ndaj edhe risku për shqiptarë të përfshirë në këtë katastrofë vdekjeprurëse është i madh.