Përfaquesit e Japonisë në Ukrainë thanë se vendi po përgatit ndihma humanitare të menjëhershme për ata që janë prekur nga hedhja në erë e HEC-it në Kakhovskaya nga ana e pushtuesve rusë Lajmi u bë i ditur në faqen zyrtare të ambasadës japoneze në Ukrainë, e cila konfirmoi se vendi ka nisur punën për të sjellë menjëherë ndihmat në rajonin e prekur nga përmbytjet.