Rajoni verior i vendit është më i prekuri nga reshjet e dendura që sollën përmbytje të shumta. Referuar situatave më problematike nga përmbytjet, grupimi ‘Alibeaj’ brenda PD kërkon shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore në Shkodër, Lezhë e Durrës. Alibeaj shprehet më tej se situata të tilla shndërrohen në betejë politike mes partive, por ai thekson se rasti konkret dhe kërkesa e tyre nuk është politike, por nisur nga nevojat e qytetarëve. Për këtë Alibeaj së bashku me deputetët përfaqësues të zonave të prekura kërkojnë mbledhjen sa më parë të qeverisë.