Çarja e digës në rajonin e Khersonit ka shkaktuar një katastrofë të vërtetë në Ukrainë, teksa autoritetet bëjnë me dije se vetëm këtë të martë janë evakuuaar më shumë se 17 mijë njerëz. Ujërat e digës kanë vërshuar duke përmbytr më shumë se 100 qytete e fshatra në të dyh anët e Dnipros, duke shkaktuar një katastrofë mjedisore, teksa specialistët paralajmërojnë se pasojat e këtij dëmi do të zgjasin për dekada të tëra.