I ashtuquajturi turizmi i naftës sjell në Durrës “Perlën e zezë”, një nga jahtet më të mëdha dhe më të bukura në botë. Superjahti ka mbërritur në portin e Durrësit për të përfituar nga lehtësitë që ofron vendi ynë për furnizimin me karburant dhe hyrjen në kufi për shtetasit e huaj.