Mbështetësit e Donald Trumpit kanë shpërthyer kundër mediave e sidomos rrjetit televiziv Fox News, i cili ka qenë prej kohësh një prej strehave të sigurta mediatike të presidentit amerikan, por që pas zgjedhjeve nisi të tregonte anësi drejt Joe Bidenit, të paktën në perceptimin e simpatizantëve të republikanit. Përkrahës të tij në mbarë Shtetet e Bashkuara thonë se nuk e besojnë më rrjetin e Rupert Murdock-ut, I cili ka qenë aleat I hapur I trumpit gjatë viteve të kaluara. Teksa Fox Neës shpalli të tjera fitore në nivel shtetëror të kandidatit demokrat, zera të zëemeruar pro trumpit u ngritën në pjesë të ndryshme të vendit, thote the Guardian. Më herët, tre transmetuesit më të mëdhenj në shtetet e bashkuara të amerikës, ABC, CBS dhe NBC, e ndërprenë transmetimin e konferencës për shtyp të presidentit Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, pas atyre që u konsideruan si deklarata të pabazuara te presidentit mbi integritetin e zgjedhjeve.