Një 56 vjeçar nga Kukësi, është vënë në prangat e policisë së shtetit pasi postonte me profile false në rrjetet sociale, foto dhe shkrime nxitëse, thirrje publike dhe propagandë për kryerjen e veprave terroriste kundër disa institucioneve të rëndësishme shtetërore. Nga hetimet e kryera prej disa muajsh nga Drejtoria e Antiterrorit në Policinë e Shtetit, në bashkëpunim me Byronë Kombëtare të Hetimit dhe SPAK-un, u bë i mundur identifikimi i personit që përdorte këto profile false.