Përkeqësimi i motit në qarkun e Kukësit është shoqëruar me erë dhe me reshje dëborë në lartësinë mbi 1 mijë metra. Megjithatë deri më tani të gjitha akset rrugore nacionale janë të qarkullueshme. Bëhet me dije se borëpastrueset kanë punuar gjatë gjithë kohës për të bërë të mundur hapjen e qarkullimit për mjetet, duke larguar boren nga rruga, si dhe duke realizuar kriposjen e saj. Problematike mbetet fakti që shumë fshatra kanë mbetur pa energji elektrike.