Deputeti Kujtim Gjuzi është përjashtuar me 10 ditë nga komisionet dhe seancat plenare, pasi i ndërpreu fjalën kryeministrit Edi Rama në parlament. Në vendimin thuhet se sjelljet e tij janë të përsëritura dhe kanë penguar seancën. Deputeti ka replikuar disa herë nga vendi pa ju dhënë e drejta e fjalës. Pavarësisht se i është tërhequr vëmendja nga kreu i Kuvendit ai është ngritur nga vendi dhe i është drejtuar foltores ku po fliste kryeministri Edi Rama.