Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social Twitter, ku ka deklaruar se akti i përjashtimit të mbi 50 mijë anëtarëve me të drejtë vote, është damkë turpi mbi ata që po urdhërojnë zvogëlimin e Partisë Demokratike për ta shndërruar atë në një parti private. Për Bardhin kjo është një rrugë e gabuar dhe nuk është garanci për të ardhmen. Duke iu referuar zgjedhjeve të 29 korrikut për kreun e ri të Partisë Demokratike, Bardhi thotë se PD ka nevojë për të afruar anëtarë dhe jo për të përjashtuar.