Top News – Përhapja e varianteve të reja/ BE propozon kufizime të reja në udhëtim
25/01/2021 15:53

Komisioni Evropian propozoi një paketë të re masash për kufizimin e udhëtimeve, me qëllim frenimin e përhapjes së një lloji të ri të koronavirusit. Propozimi përmban koordinim shtesë në dy fusha, ku shtetet anëtare janë pajtuar tashmë që të punojnë së bashku. Këtu bëjnë pjesë përditësimi i kodit të ngjyrave për vendet me rrezik, si dhe masa më të rrepta për udhëtarët që vijnë nga vende me rrezik më të lartë. Me ngjyrën e re “e kuqe e errët” do të shënohen zonat që janë më së shumti të prekura nga koronavirusi. “Kjo [ngjyrë] pasqyron një nivel të lartë infeksionesh, që pjesërisht lidhen me një variant të ri të koronavirusit”, tha për gazetarët Didier Reynders, komisionar i BE-së për Drejtësinë. Gjithashtu, me masat e reja të Komisionit Evropian “shkurajohen fuqishëm të gjitha udhëtimet e parëndësishme”, ndërsa për udhëtimet e rëndësishme duhet të zbatohen masa shtesë. “Testimi do të jetë i detyrueshëm për të gjithë udhëtarët që hyjnë në BE, përfshirë edhe ata që janë në të ashtuquajturat udhëtime të rëndësishme. Testi PCR për hyrje në BE nuk duhet të jetë më i vjetër se 72 orë”, tha komisionerja për Punë të Brendshme, Ylva Johanson. Ajo tha se rregullat shtesë, përfshirë vetizolimin, karantinën dhe monitorimin e kontakteve deri në 14 ditë, duhet të zbatohen për udhëtarët që vijnë nga vendet e treta, ku qarkullimi i llojit të ri të virusit është i dukshëm. Zona e kuqe e errët, ku regjistrohen infeksione nga lloji i ri i koronavirusit, do të azhurnohet çdo javë në hartën epidemiologjike të BE-së nga Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve. Komisioni Evropian po ashtu propozon që të shmanget udhëtimi në këto zona, por thotë se nëse udhëtimet janë të domosdoshme, do të kërkohet testi para nisjes në zonën e kuqe të errët dhe karantina pas kthimit - me përjashtim të njerëzve që punojnë në ato zona.

Top Channel/ Rutte: Nëse Kina sulmon Tajvanin, Xi do i kërkojë Putinit luftë ndaj NATO-s
06/07 22:56
Top News- Presidenti izraelit pret Netanyahun/ Kërkon marrëveshje me Palestinën, edhe me kosto
06/07 21:21
Top Channel/ Thellohet tragjedia në Teksas, 68 viktima nga përmbytjet, mes tyre 21 fëmijë
06/07 20:11
Top News – Thyejnë kockat për të dalë nga avioni / Pasagjerët në panik, alarm në bordin e Ryanair
06/07 15:32
Top News-A nis kështu Lufta e Tretë Botërore? Rutte parashikon sulme të njëkohëshme nga Kina e Rusia
06/07 15:31
Top Channel/ Dita e Ashuras/Muslimanët shia në gjithë botën vajtojnë vr*sjen e Imam Hysenit
06/07 15:05
Top Channel/ Tragjedi në Teksas / 50 të vd*kur nga përmbytjet, 27 vajza ende të zhdukura
06/07 14:37
Top News – Foshnjet ruse ‘flasin’ për gjeopolitikë / Indoktrinim në moshë të vogël, liderët me IA
06/07 14:31
Top News – Kievi sulmon Moskën, mbyllen aeroportet/ Goditen avionët e Putinit, 120 dronë gjatë natës
06/07 13:51
Top News – ‘Qielli u ngjyros me të kuqe’ / Banorët në arrati nga zjarret, panik në Francë
06/07 13:46
Top News – Dalai Lama mbush 90 vjeç / ‘Festë’ në Himalaje, mijëra njerëz në ceremoni
06/07 13:32
Top News – Hapet toka, ‘gëlltit’ dy kamionë / Gropë masive në mes të qytetit, nuk ka të lënduar
06/07 13:30
Top News – Izraeli, bisedime me Hamasin / Dërgon delegacion në Katar, kërkohet armëpushim
06/07 11:56
Top News – “Fundi” i Trumpit, vjen partia e re / Musk themelon “Partinë Amerikane”, sfidon sistemin
06/07 11:52
Top News – Rusia përgatit ofensivë të re / Synon verilindjen e Ukrainës, komandanti zbulon planin
06/07 11:52
Top News – Rrafshohet kampi, zhduken fëmijët / ‘Fatkeqësi natyrore’ në Teksas, të paktën 51 viktima
06/07 11:50
Top News – Ajatollahu ‘del nga bunkeri’ / Lideri suprem i Iranit, në publik për herë të parë
06/07 11:49
Top Channel/ “America Party” e Elon Musk/ Themelon partinë e tij pak javë pas sherrit me Trump
06/07 10:55
Top Channel/ Izraeli, bisedime me Hamas/Tel Avivi dërgon delegacion ne Doha, do flasin me ndërmjetës
06/07 10:50
Top Channel/ Dalai Lama feston 90-vjetorin/Lutje për paqe dhe përplasjeje me Kinën për pasardhësin
06/07 10:49