Një grup studiuesish në Lajpcig dhe në Indi kanë dalë në përfundimin se lagështia e ajrit influencon në përhapjen e koronavirusit. "Nëse lagështia relative e ajrit në dhoma është nën 40%, atëherë grimcat e lëshuara nga të infektuarit thithin më pak ujë, mbeten të lehta, rrotullohen në ajrin e dhomës dhe thithen kështu nga njerëzit e shëndetshëm," thotë Ajit Ahlavat, nga Instituti për Studimet Troposferike në Lajpcig.