Autoritetet skoceze po gjurmojnë rrjetet elektrike të vendit për të zbuluar humbjet dhe në shumë raste, shkaku janë shtëpitë e barit, që e vjedhin energjinë për rritjen e bimës. Daily Record, gazeta më e madhe skoceze tregon disa raste, kur shtetas shqiptarë janë zënë mat pas operacioneve kundër vjedhjes së energjisë elektrike, që kanë zbuluar aktivitetin e tyre kriminal në kultivimin e hasahshit.