Europol ka zbardhur përgjimet e trafikantit shqiptar të drogës Elvis Demçe, i arrestuar në janar të këtij viti në Itali. Sipas përgjimeve telefonike, Demçe po planifikonte të vriste disa policë në zonën që operonte me trafikikim e drogës, shefin e tyre dhe dy gjyqtarë Francesco dhe Giuseppe Cascinin, të cilët ishin kthyer në një rrezik, pasi po hetonin aktivitetin e tij kriminal. ‘Nëse i gjeni, hidhjani trutë në erë’- urdhëronte ai në telefon.