Saimir Tahiri i përgjigjet SPAK-ut me rekurs, duke kërkuar pafajësinë e tij në Gjykatën e Lartë. Ish ministri i brendshëm dhe ish drejtori i policisë së Vlorë, Jael Çela dorëzuan këtë të enjte ankimim kundër vendimit të dënimit me burg. Tahiri dhe Çela kërkojnë prishjen e vendimit të Apelit dhe shpalljen të pafajshëm nga akuzat për shpërdorim detyre.