Një aksident i rëndë është shënuar mbrëmjen e ndërrimit të viteve në Bulqizë, ku një automjet tip ‘Fiat-Punto’ i drejtuar nga një 24-vjeçar ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga. Për pasojë ka ndërruar jetë 24-vjeçari Yllson Tasha. Ai ka rënë nga ura, nga një lartësi 30 metra pasi humbi kontrollin e mjetit. Aksidenti është shënuar në aksin Bulqizë-Maqellarë në Rrugën e Arbërit, rreth orës 21:30.