E diela është përgjakur, me 4 aksidente në vende të ndryshme me pasojë plagosjen e 7 personave, mes tyre një vajzë 5 vjecare. Kjo e fundit si pasojë e një aksidentit në Bathore, ku 5-vjeçarja u përplasur nga një makinë. Fatmirësisht e mitura është jashtë rrezikut për jetën dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, ndërkohë që drejtuesja e mjetit që shkaktoi aksidentit, është shoqëruar në komisariat.