Dy persona janë vrarë dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në një ceremoni diplomimi në Riçmond të Virxhinias. Të shtënat i detyruan nxënësit e shkollës së mesme që të vrapojnë në kërkim të shpëtimit, të përfshirë nga paniku. Zyrtarë të shkollës thanë se të shtënat u regjistruan gjatë një ceremonie diplomimi në shkollën e mesme Huguenot High.