Top News – Përgatitet për sulmin amerikan / Irani ndërton ‘unazë çeliku’ rreth fortesave bërthamore
24/04/2025 14:42

Irani ka nisur të ndërtojë një unazë mbrojtëse prej çeliku rreth objektit të tij më të rëndësishëm bërthamor, në mesin e kërcënimeve për sulme ajrore nga SHBA dhe Izraeli. Udhëheqësi suprem Ayatollahu Ali Khamenei po përgatitet për një sulm të mundshëm pasi Presidenti Donald Trump kërcënoi se do të bombardonte regjimin "si kurrë më parë". Irani po forcon dy komplekse tunelesh të groposura thellë, të lidhura me kompleksin e tij kryesor bërthamor, me një perimetër masiv sigurie. Imazhet satelitore tregojnë ndërtimin e mbrojtjes rreth bazës në malin Kolang Gaz La, që ndodhet në jug të kompleksit të pasurimit të uraniumit në Natanz. Imazhet satelitore, treguan hyrje të fortifikuara në komplekse, panele të larta që rrethojnë majën e malit dhe gërmime për instalimin e më shumë elementëve mbrojtës. Ana veriore e perimetrit bashkohet me unazën e sigurisë së uzinës Natanz, sipas një raporti të publikuar nga Instituti për Shkencën dhe Sigurinë Ndërkombëtare. Nën mal gjendet një kompleks i ri tunelesh, të zhytur thellë si edhe një kompleks i veçantë, më i vogël që daton në vitin 2007, që më parë ishte shkatërruar pjesërisht. Teherani ua ka ndaluar hyrjen në tunele inspektorëve të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike të OKB-së, të cilët monitorojnë programin e tij bërthamor. Kjo sugjeron se Irani është gjithnjë e më i shqetësuar për mbikëqyrjen e huaj të vendeve të tij të prodhimit bërthamor, për të cilat regjimi pretendon se janë vetëm për përdorim civil. Lëvizja e Iranit për të siguruar vendin e tij bërthamor vjen pasi ushtria izraelite dhe amerikane thuhet se kanë planifikuar të godasin regjimin iranian dhe të zhdukin vendet e tij bërthamore brenda vetëm disa javësh. Presidenti izraelit Benjamin Netanyahu thuhet se ka zhvilluar bisedime të profilit të lartë me Presidentin amerikan Donald Trump për të nisur një sulm komandosh dhe për të lëshuar bomba 15 tonëshe mbi Iranin, me ndihmën e avionëve luftarakë amerikanë.

Top Channel/ Kriza në Kongres! Trump shtyn përpara mega-projektligjin, republikanët të përçarë
03/07 23:00
Top Channel/ “Mos bashkëpunoni me…”, Hamasi paralajmëron ashpër palestinezët: Do merren masa
03/07 23:00
Top Channel/ Të burgosurit politikë rusë letër udhëheqësve botërorë: Na lironi, tortura…
03/07 22:59
Top Channel/ Telefonata Trump-Putin! Liderët nuk i ndahen njëri-tjetrit, në fokus…
03/07 22:58
Top News- Trump e Putin flasin në telefon, zbardhet çfarë i tha për Ukrainën dhe Iranin
03/07 22:49
Top Channel/ Biseda me Trump, Putin nuk tërhiqet dhe vë kushte për paqen
03/07 22:38
Top Channel/ Sulm me sëpatë në një tren në Gjermani, në spital përfundon dhe autori
03/07 20:27
Top News- Qeveria, kusht për heqjen e masave/ Terras: Pengesë për BE mosformimi i institucioneve
03/07 20:25
Top Channel/ Fajtor për dy krime të rënda, Sean “Diddy” do të mbetet në burg deri në dënimin e tij
03/07 20:25
Top Channel/ Masakër në një klub nate në Çikago, 4 viktima e 14 të plagosur nga të shtënat
03/07 20:02
Top News – Situatë ‘apokaliptike’ në Gaza / Ekspertja e OKB-së: Të ndërpritet tregtia me Izraelin
03/07 15:12
Top News – Kërkon garanci për armëpushimin / Hamasi i përgjigjet SHBA-së: T’i jepet fund luftës
03/07 15:09
Top News – I nxehtë ferri, shkrihet autostrada në Itali /‘Çmendet’ termometri, 100 viktima në spanjë
03/07 14:56
Top News – Eleminohet numri dy i marinës ruse / Ukraina ‘godet’ sërish, sulm në rajonin e Kurskut
03/07 14:53
Top Channel/ “Serbia të mos gëzojë kot”, ambasada gjermane në Prishtinë: T`i thërrasin mendjes!
03/07 14:48
Top News – Po i afrohet me shpejtësi tokës / Shkencëtarët të hutuar: Një objekt ndëryjor po vjen
03/07 14:48
Top News – Italia ‘ka frikë’ nga Rusia: Brenda 5 vitesh, kërcënim ushtarak për tokën e NATO-s
03/07 14:46
Top Channel/ I nxehti përvëlues, Franca dhe Zvicra mbyllin centralet bërthamore: “Nuk ftohen dot”!
03/07 14:45
Top News – Ryanair e easyJet anulojnë fluturimet / Francë, kontrollorët e trafikut ajror në grevë
03/07 14:38
Top Channel/ Zjarret “shkrumbojnë” Kretën, evakuohen qindra turistë!
03/07 12:20