Përfundimi i rrugës që lidh Korçën me Ersekën si dhe aksit Ersekë-Leskovik pritet t’i japin një hov turizmit në juglindje të vendit. Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamjet e rrugës së përfunduar Korçë- Ersekë, gjithsej 35 kilometër e gjatë, me vetëm një korsi. Ndërtimi i këtij aksi u nda në dy lote, dhe vetëm pak muaj para përfundimit pësoi rrëshqitje masive duke e bërë rrugën të pakalueshme në vendin e quajtur Qafa e Qarrit. Kritikët ja faturuan rrëshqitjen e rrugës, cilësisë sipas tyre, të dobët të punimeve.