Një anije mallrash është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të shtune në portin e Durrësit. Raportohet se anija ka një flamur panamez, por është në pronësi të një shtetasi shqiptar. Fatmirëisht nga përhapja e flakëve nuk raportohet për persona të lënduar, por vetëm për dëme materiale.