Zyrtarë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britania e Madhe dhe Bashkimi Evropian do të vizitojnë Emiratet e Bashkuara Arabe këtë javë, teksa synimi është të bindin autoritetet vendase që të bllokojnë eksportin drejt Rusisë të çipave dhe komponentëve të tjerë elektronikë të përdorur nga rusët për të prodhuar armë.