Ish-Kryeministri Sali Berisha thotë se Arben Ahmetaj është përgjegjës kryesor në dosjen e inceneratorëve, pavarësisht se ish-ministri i Financave pretendon se nuk ka firmosur askund. BERISHA - Arben Ahmetaj ka firmën në transferimin e Fondit të Emergjencës në djegësine Elbasanit dhe të Fierit. Arben Ahmetaj ka miratuar me siglim dhe me firmë të gjitha procedurat anti-ligjore të ndjekura në këtë proces.