Top News – Perdja e re e Hekurt e Evropës / Fusha të minuara e dhëmbë dragoi, vijë mbrojtëse 50 km
20/08/2025 15:14

Lituania ka zbuluar planet për të ndërtuar një vijë mbrojtëse 50 kilometra e gjerë në kufijtë e saj me Rusinë dhe Bjellorusinë, që do të përfshijë fusha të minuara dhe ura që do të shpërthejnë në rast se Rusia nis një pushtim. Planet janë pjesë e një shtytjeje mbarëballtike për më shumë mbrojtje, mes agresionit në rritje nga Rusia. Estonia, Letonia dhe Lituania, së bashku me Poloninë, kanë forcuar kufijtë e tyre, duke shtuar pengesa dhe fortifikime në gardhet ekzistuese. Të katër vendet po kërkojnë gjithashtu fonde nga BE për këto projekte. Kur të përfundojë, vija mbrojtëse baltike vlerësohet se do të jetë më shumë se 1500 km e gjatë dhe do të kufizojë aftësinë e Rusisë për të nisur sulme nga territori i saj i Kaliningradit dhe Bjellorusia. Lituania filloi të ngrinte dhjetëra të ashtuquajtura 'parqe inxhinierike' të mbushura me pajisje që kufizonjnë lëvizshmërinë. Këto fillimisht përfshinin tela me gjemba, postblloqe betoni, barriera antitank, si dhe dhëmbë dragoi. Por Lituania tani thotë se po kërkon të shtresojë më tej mbrojtjen e saj, duke e shtrirë atë mjaftueshëm për të mbrojtur Vilniusin, kryeqytetin e vendit. Kufiri i Lituanisë me Kaliningradin dhe Bjellorusinë është mbi 950 km i gjatë. Fortifikimi i ri do të përbëhet nga tre shtresa. E para, që vlerësohet të jetë 5 km e gjerë, do të fillojë me një hendek antitank pranë gardhit kufitar. Kjo do të pasohet nga një argjinaturë me shirita dhëmbësh dragoi dhe fusha të minuara, dhe pastaj do të ketë dy shtresa të fortifikuara për mbrojtjen e këmbësorisë. Shtresa e dytë dhe e tretë do të mbajnë ura të mbushura me eksplozivë që mund të hidhen në erë si dhe më shumë linja këmbësorie. Lituania po planifikon gjithashtu prerjen e pemëve përgjatë rrugëve që të çojnë në qytete dhe fshatra, gjë që pritet të ndihmojë në shkatërrimin e automjeteve të blinduara ruse. Qëllimi i projektit të ri është të ngadalësojë sulmet tokësore dhe t'i shtyjë forcat armike në fusha betejash më të lehta, jo të parandalojë plotësisht sulmet. Lituania aktualisht ka 23,000 ushtarë profesionistë, së bashku me 104,000 rezervistë. Ajo i ka rritur shpenzimet e saj të mbrojtjes në 5.5%, një nga normat më të larta të çdo vendi të NATO-s.

Top Channel/ Trump presion Iranit para negociatave: Firmosni ose godasim
10/04 23:25
Top News – ‘Jeni gjallë për të biseduar’. Trump kërcënon iranianët: Uluni në tryezë të flasim
10/04 22:00
Top News – SHBA, të ardhura rekord nga lufta. Europa paguan faturën e konfliktit të Donald Trump
10/04 21:00
SHBA pezullon negociatat me Iranin?/ Eksperti jep detaje, ja e vërteta
10/04 20:18
Top Channel/ Ethet e negociatave SHBA-Iran! Blindohet kryeqyteti i Pakistanit për bisedimet
10/04 19:58
Top News – Macron kërkon të joshë Trumpin / Ftesë për në Versajë pas samitit të G7-ës
10/04 15:22
Top News – Opsionet ushtarake për Hormuzin / Starmer diskuton me Trump, koalicion vendesh
10/04 15:21
Top Channel/ Xi Jinping takohet me lideren e opozitës së Tajvanit: “Sinjal për Trumpin”!
10/04 14:57
Top News – Trump urdhëron Netanyahun-Frenohu! ‘Mbaje veten nën kontroll’, marrëveshja në rrezik
10/04 13:37
Top News – Ujku në arrati, mbyllet shkolla / Panik në qytet, nis një operacion masiv kërkimi
10/04 13:37
Top News- Debate mes VV e opozitës/ Rendi i ditës nxit debate në Kuvend, PDK akuza Kurtit
10/04 13:36
Top News – Trump do ‘auditojë’ NATO-n / Për ‘dështimin’ në mbështetjen e luftës me Iranin
10/04 13:36
Top News – Ajatollahu nuk do luftë me SHBA-në / Por kërkon ‘paratë e gjakut’ si kompensim
10/04 13:35
Top Channel/ Merz “shmang” kritikat ndaj Trump: “Nuk duam përçarje të NATO-s”!
10/04 12:14
Top Channel/ Rusia dhe Ukraina-armëpushim për Pashkët Ortodokse, Putin trupave: Ndaloni zjarrin!
10/04 12:08
Top Channel/ Lufthansa sot në grevë: Në rrezik qindra fluturime, preken “pushuesit” e Pashkëve!
10/04 12:07
Top Channel/ “Nuk e kishim kështu fjalën”, Trump fshikullon Iranin për Hormuzin: S`është kjo ujdia!
10/04 11:33
Top News – Moska nuk do ta braktisë Kubën! Do ndihmojë ishullin komunist për energjinë
10/04 11:27
Top Channel/ Taksa për kalimin në Hormuz, ekspertët: Mund të jetë e paligjshme!
10/04 11:21
Top News – Artemis II po kthehet në shtëpi…Lëmsh zjarri në atmosferë, zbuluan sekretet e Hënës
10/04 11:07